23 Gusht 2015 - 21:30
Tifozët e të dyja skuadrave, “Intelektualët” dhe “Skifterat” gjatë këtij takimi krijuan tensione shumë të mëdha, sidomos në pjesën e dytë kur edhe u ndërpre ndeshja për disa minuta për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë.
Në këtë derbi tifozët janë futur në fushë dhe janë përleshur ndërmjet tyre, për të detyruar pastaj policinë që të qetësojë situatën për disa momente, transmeton Koha.net.
Tensionet kanë vazhduar edhe pas takimit. “Intelektualët” në profilin e tyre në facebook, kanë publikuar një video të rrahjes ndërmjet dy tifozerive, përmes së cilës u janë drejtuar rivalëve të tyre me mbishkrimin “qe ku jon burrat, o molera!!”.
Në një video tjetër tifozët e “Dritës”, që njihen si “Intelektualët”, janë dëgjuar duke thirrur “Myte, myte katunarin”.
qe ku jon burrat, o molera!!
Posted by FC Drita - Intelektualët on 2015-08-23
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...