Përfundon viti për Reusin

15 Dhjetor 2015 - 17:25      

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Marco Reus nuk do të luajë për pjesën e mbetur të këtij viti shkaku i një lëndimi të pësuar në muskuj.

26-vjeçari është detyruar të zëvendësohet në fund të pjesës së parë në fitoren 4 me 1 të Dortmundit ndaj Eintracht Frankfurtit të dielën, dhe nuk do të luajë para pushimit dimëror.

Pas trajtimeve mjekësore është bërë e ditur se muskujt e tij nuk kanë pësuar dëmtim serioz dhe Reus pritet të jetë i gatshëm për muajin janar të vitit 2016. Kjo është hera e tretë sivjet që gjermani lëndohet në muskuj. Ai kishte munguar edhe në muajt nëntor dhe prill.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...