17 Tetor 2015 - 17:59
“Los Blancos” gjatë gjithë ndeshjes është shfaqur ekip më i mirë, më i rrezikshëm dhe ia doli që tre herë ta dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 27-të, Marcelo zhbllokoi rezultatin në favor të Realit, kurse tre minuta më vonë Cristiano Ronaldo dyfishoi epërsinë e madrilenëve në 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Ndërsa goli i tretë për madrilenët erdhi 8 minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes përmes Jese Rodriguez (82’), duke ngritur epërsinë e Realit në 3-0.
Pas kësaj fitoreje, Reali shkon në kuotën e 18 pikëve, dy më shumë se Villareali, kurse Levante zë vendin e 18 me vetëm 6 pikë të tubuara nga 8 ndeshje të zhvilluara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...