6 Mars 2016 - 09:11
Kërkesa e tij kishte të bënte me numrin e fanellës, numër dyshifror që askush nuk e ka në futbollin e Kosovës. Gashi 22-vjeçar kërkoi numrin 87 dhe do ta mbajë për sa kohë do të jetë pjesë e skuadrës së Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Numri në shpinën e Drenit ka një domethënie të veçantë, jo vetëm për të, por për të gjithë tifozët e skuadrës së Prishtinës - “Plisat”. Në të vërtetë, ky tifogrup që përkrah Prishtinën jo vetëm në futboll, por edhe basketboll e hendboll, është formuar në vitin 1987.
“E kam marrë numrin 87 te Prishtina për shkak se ky është viti i themelimit të 'Plisave'. Dua t'i nderoj në këtë mënyrë tifozët tanë që në çdo ndeshje na përkrahin, pasi plis kam qenë dhe jam edhe vetë”, thotë Gashi 22-vjeçar.
“Në të vërtetë, kjo ishte edhe kërkesa ime e vetme për klubin kur erdha gjatë dimrit. Kërkova që ta kem në fanellë numrin 87 dhe jo vetëm që jam i lumtur, por edhe krenar që e bart këtë numër” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...