Spanjë, një grua 64 vjeçare lind binjakë

15 Shkurt 2017 - 18:16      

Në qytetin Burgos, në veri të Spanjës, një grua 64 vjeçare ka lindur binjakë.

Mediat spanjolle lajmërojnë se gruaja M.I.A. mbeti shtatzënë pasi në SHBA iu nënshtrua fertilizimit in vitro.
Binjakët, transmeton aa, djalë dhe vajzë, i lindi përmes ndërhyrjes cezariane në spitalin Recoletas në Burgos.

Nëna dhe fëmijët janë mirë, ndërsa gruaja 64 vjeçare në spitalin e njëjtë para gjashtë viteve lindi një vajzë.
Punonjësit e spitalit theksuan se në Spanjë lindja e grave më të moshura se 58 vjeç është e rrallë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...