Pas Rugovës, Rrëqebulli ballkanik konstatohet edhe në Bjeshkët e Deçanit

15 Shkurt 2017 - 15:44      

Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin e zonave të mbrojtura dhe inventarizimin e biodiversitetit, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës ka vazhduar së realizuari aktivitetin e vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës edhe atë në të dy Parqet Kombëtare, “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”.

Zyrtarët e IKMN-së me datë 09.02.2017 ishin në vizitë terreni në Grykën e Deçanit, në kuadër të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” me ç`rast u bë marrja e kamerës kurth të vendosura kohë më parë në afërsi të Rezervatiti të Kozhnjerit, ku besohet se është zonë e mundshme e lëvizjes së një numri të madh të kafshëve të egra, me theks të veçantë e rrëqebullit (Lynx lynx) si dhe llojeve me të cilat ushqehet ky lloj i rrallë.

“Pas kontrollimit të kamerave, përveç disa llojeve të zakonshme të fotografuara edhe më parë si: Lepuri (Lepus europaeus), Derri i egër (Sus scrofa), Dreri (Cervus elaphus) etj., pas një periudhe bukur të gjatë të përcjelljes së gjendjes së faunës përmes kësaj metode, për herë të parë u konstatua se ishte fotografuar lloji i rrallë dhe shumë i rrezikuar i Rrëqebullit ballkanik (Lynx lynx ssp. balcanicus)”, thuhet në njoftimin e IKMN-së.

Ky Institut thotë se disa kamera të tilla janë vendosur tash e sa kohë në pjesë të ndryshme të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, me të vetmin qëllim të monitorimit të gjendjes së faunës dhe pranisë së llojeve të ndryshme të shtazëve të egra.

Këto kamera deri më tani kanë siguruar të dhëna të besueshme për praninë e llojeve të ndryshme të shtazëve të egra në këto zona të mbrojtura.

Ky lloj më parë është konstatuar në kamerat kurth të vendosura nga ana e OJQ ERA në rajonin e Rugovës por është hera e parë që haset në këtë pjesë të Parkut Kombëtar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...