Gratë në Japoni detyrohen t’u blejnë çokollata burrave për Shën Valentin

14 Shkurt 2017 - 14:10      

Shën-Valentini do të sjellë më shumë se një miliardë euro për shitësit e çokollatave në Japoni, ku gratë e kanë detyrim t’u ofrojnë çokollata burrave të jetës së tyre, veçanërisht kolegëve dhe drejtuesve.

Këtë vit, shuma është vlerësuar me 138,5 miliardë jen (1,15 miliardë euro), në rritje me tre për qind në raport me vitin 2016”, sipas “Kinenbi Culture Laboratory”, një organizëm studimi për festat japoneze.

Një pjesë e rritjes vjen si pasojë e faktit se dita e të dashuruarve bie në javën, për herë të parë në tre vjet, që i bën pothuajse të pamundura gratë që punojnë t’i shpëtojnë “giri choco”-së ose “çokollatës së detyruar”, për t’ua ofruar kolegëve të tyre meshkuj.

Dje, Maika Suzuki, 27 vjeçe, ka shkuar në katin kushtuar Shën Valentinit, në një dyqan të madh në Tokio, ku ka blerë më shumë se 30 kuti me çokollata për meshkujt e zyrës së saj.

“Këto çokollata janë këtu për të shprehur mirënjohjen për burrat”, theksoi ajo duke zgjedhur mes 110 markave të çokollatave.

“Kjo është gjithashtu për të riforcuar vetëbesimin e tyre”, shtoi ajo.

Marketingu ka ditur të shfrytëzojë konformizmin e shoqërisë japoneze dhe ngurtësinë e roleve për secilin prej dy sekseve.

Shën Valentini është shfaqur në Japoni në fund të viteve 50, kur një kompani me emrin “Mary Chocolate” e kishte shpallur 14 shkurtin “ditën e vetme kur një grua shpreh dashurinë e saj duke ofruar çokollata”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...