Karkalecat pushtojnë Bolivinë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

9 Shkurt 2017 - 12:16      

Në Bolivi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në hapësirat bujqësore për shkak të pushtimit nga karkaleca.

Sipas lajmit në BBC, presidenti i Bolivisë Evo Morales ka miratuar planin e gjendjes së jashtëzakonshme i cili përfshin një fond prej 700 mijë dollarësh për dezinfektimin me avull të hapësirave bujqësore të pushtuara nga karkalecat.

Ndërkaq, ministri bolivian i Bujqësisë, Mauricio Ordonez ka theksuar nevojën që procesi i dezinfektimit të fillojë sa më parë.

Ndryshe, pushtimi nga karkalecat filloi rreth para një jave në qytetin Santa Cruz në jug të vendit, ku edhe realizohet pjesa më e madhe e prodhimeve ushqimore dhe të mishit.

Autoritetet supozojnë se pushtimi i karkalecave ka prekur mbi një mijë hektarë tokë aktive, ndërkohë që ka shkatërruar arat me barë, misër dhe sorghum.

Pritet që Morales ta vizitojë Santa Cruzin ditën e shtunë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...