Në Kinë një robot ka fituar ndaj njerëzve në një program televiziv

8 Shkurt 2017 - 11:27      

Një robot me inteligjencë artificiale ka arritur të fitojë ndaj njerëzve në një program popullor kuizi në Kinë.

Roboti me inteligjencë artificiale i zhvilluar nga motori kërkimor i internetit në Kinë, Sogou dhe që mban emrin “Wangzai”, ka qenë pjesë e një programi në Kinë që titullohet “Yizhan Daodi”. Formati i programit është i njëjtë me atë amerikan, “Who's Still Standing?”.

Wangzai i cili ka aftësi të larta depozitimi të të dhënave dhe të kopjojë mimikat e njerëzve, arriti të marrë çmimin e madh duke lënë pas shumë garues, në mesin e të cilëve ishte edhe një i diplomuar në Universitetin Harvard.

Duke kuptuar me shpejtësi dhe përgjigjur pyetjeve, Wangzai është duartrokitur shumë nga të pranishmit.

Ndërsa kompania e cila ka zhvilluar këtë robot ka thënë se në saj të analizës së shpejtë, Wangzai mund të përgjigjet pyetjeve në të qindtat e sekondës.

Muajin e kaluar kompania e kërkimit në internet Baidu, testoi robotin e emërtuar “Xiaodu”. Në këtë testim roboti me inteligjencë artificiale arriti të mposhtë njerëzit në një garë për njohjen e fytyrave të njerëzve dhe dallimin e zërit të tyre.

Kompanitë teknologjike të Kinës janë duke punuar shumë vitet e fundit për zhvillimin në fushën e inteligjencës artificiale.

Sipas raportit të Konferencës Botërore të Internetit, në Kinë vitin e kaluar janë shpenzuar 2.6 miliardë dollar për zhvillimin e projekteve në fushën e inteligjencës artificiale.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...