8 Shkurt 2017 - 09:54
John Michael Haskew nga Lakelandi i Floridas, ka thënë se Zoti ishte në anën e tij kur transferoi 7 miliardë dollarë nga një bankë duke përdorur skema të ndryshme, raporton WFTV.
Gjatë seancës gjyqësore ai kërkoi fuqinë e Zotit që t’i dilte në krah.
Kur u pyet përse bëri këto transferime parash, ai ka thënë: “Jesus Krishti krijoi pasuri për të gjithë”.
“Duke përdorur skema, Haskew besoi se mund të siguronte pasurinë që kishte krijuar Krishti për të dhe se ajo i përkiste atij, thuhet në arsyetimin e gjykatës”, transmeton Koha.net.
Mbetet e paqartë se në cilin vend ai ka transferuar paratë, por hetuesit kanë thënë se Haskew mësoi vetë për industrinë bankare. Haskew është i papunë dhe i ka borxh të madh qeverisë.
Ai u shpallë fajtor për deklarata të rrejshme dhe pritet të dënohet me pesë vjet burgim dhe gjobë prej 250 mijë dollarëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...