Fermeri mësoi 16 vjet për ligjet për të paditur kompaninë që ndotte lagjen

7 Shkurt 2017 - 10:20      

Një fermer kinez për 16 vjet mësoi gjitha ligjet e Kinës për ta paditur kompaninë kimikate që po ndotte tokën e tij.

Wang Enlin, i cili kishte vetëm tre vjet arsimim, ka fituar instancën e parë në rastin gjyqësor të profilit të lartë kundër kompanisë shtetërore Qihua, raporton People’s Daily Online.

Edhe pse Qihua Gropu, asetet e të cilës vlerësohen 233 milionë funte, ka apeluar kundër vendimit, i moshuari është i vendosur që të kërkojë drejtësi për veten dhe për fqinjët, të cilët nuk mund të mbjellin drithëra shkaku i tokës së kontaminuar.

Enlinit i kujtohet viti 2001 kur toka e tij ishte përmbytur nga mbetjet toksike të lëshuara nga Qihua Group. Ishte nata e Vitit të Ri kur Wang së bashku me fqinjët e tij u ra ndërmend se shtëpitë e tyre po fundoseshin nga mbetjet toksike afër fabrikës së Qihuas, transmeton Koha.net.

Sipas raportit, qeveria lëshoi një dokument në vitin 2001 me të cilin pohoi se toka nuk mund të përdorej shkaku i ndotjes së madhe.

Të njëjtin vit, Wang i shkroi një letër Byrosë për Resurse Tokësore duke iu ankuar për ndotjen e madhe që kishte fshati shkaku i fabrikës. Ai po përballej edhe me zyrtarët lokalë, të cilët i kërkuan prova se fshati ishte i ndotur.

“E dija se kisha të drejtë, por nuk dija se cilin ligj po shkelnin ose nëse kishte prova apo jo”, ka thënë ai.

Si rezultat i këtyre kërkesave, Wang vendosi që të studionte ligjin, por studimet i përfundoi për 16 vjet.

Përveç librave që i huazoi në një librari të vogël në qytet, Wang përdori edhe informacionet e fqinjëve si provë ndaj fabrikës. Mediumet në Kinë raportojnë se ai është shumë afër për ta fituar betejën e madhe gjyqësore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...