Kulla më e lartë e artit në botë [foto]

6 Shkurt 2017 - 14:17      

Shanghai Tower është ndërtesa e dytë më e gjatë në tokë, pas asaj të Burj Khalifa në Dubai.

Ndërtesa 632 metra e lartë është hapësira më e lartë e artit në botë. Ajo ka 126 kate e dizajnuar edhe si një ambient për vizitorët për të parë të gjithë Shanghain.

Fituesi i çmimit Grammy, producenti Simon Franglen, i cili ka krijuar këngët e dy filmave të famshëm të Hollivudit, “Avatar” dhe “Titanic” do të krijojë simfoninë që do të luhet në hapjen e ndërtesës, shkruan CNN.

Por pse një simfoni për grataçelën? Duket se frymëzimi ka qenë pamja e tij. “Kam qenë në majë të shumë ndërtesave të mëdha në botë, dhe kjo është diçka ndryshe. Duket si diçka nga një botë tjetër”, ka thënë vetë Franglen për CNN, transmeton tch.

Para se të nisë punën, kompozitori u takua me drejtorët e kullës dhe shpjegoi vizionin e tij.

“Mënyra se si flisnin për ndërtesën dhe se si punon hapësira aty më kujton shumë meridianët dhe energjinë që rrjedh nga akupuntura. E përmenda këtë, dhe mendoj se ishte pjesë e arsyes se pse vendosën të kuptojnë se çfarë ishin duke bërë”, vijon kompozitori.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...