5 Shkurt 2017 - 08:15
Kjo është, megjithatë, diç më shumë sesa një lojë e thjeshtë fjalësh. Kështu shpërfaqet një anë e shoqërisë tajlandeze që nuk është shumë e njohur për të huajt, krejt derisa ata kalojnë sado pak kohë në këtë vend, shkruan sot “Koha Ditore”. E për të gjithë ata fjala “mai chai” tingëllon si frazë e çuditshme.
Tajlanda njihet si vend i buzëqeshjes dhe banorët e saj krenohen me faktin se janë të këndshëm dhe të sjellshëm. Si një shoqëri kolektive, populli tajlandez është mësuar të jetë më i shqetësuar për atë çfarë është më e mira për grupin dhe jo për atë që u shkon për shtat personalisht atyre. Mbase kjo dhe është arsyeja pse “jo”-ja gjithnjë ndërlidhet disi me “po”-në.
“Nuk është po” duket se e lë të nënkuptohet me një frazë të shkurtër keqardhja e tyre për faktin se nuk janë në gjendje që t’ju ndihmojnë në atë që ju u kërkuat. Në fakt, kur thuhet “mai chai”, fraza të shpeshtën e rasteve shqiptohet me sytë e lëshuar përtokë dhe me një përkulje të lehtë të quajtur “wai” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...