4 Shkurt 2017 - 20:51
Një mizëri me bletë pushtoi stadiumin ku po luhej ndeshje e kriketit mes Afrikës së Jugut dhe Sri Lankës në Johanesburg, duke detyruar lojtarët dhe arbitrat që të shtriheshin përtokë për t’i shpëtuar miqve të paftuar.
Bletët e ndërprenë dy herë lojën dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit të fushës që përdorën edhe një fikëse zjarri, insektet nuk u trembën aspak, transmeton TCH.
Duket se ngjyrat e ndezura të uniformave të lojtarëve ishin një tërheqje tepër e madhe për t’u injoruar. Pas një ndërprerje prej një ore e 5 minutash lojtarët mundën të kthehen në fushë, vetëm kur bletët u larguan pas ndërhyrjes së një bletërritësi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...