Kompjuteri mposht më të mirët e pokerit, fiton 1.7 milion dollarë

2 Shkurt 2017 - 23:34      

Inteligjenca artificiale ka dalë kampione edhe në një lojë si pokeri, e konsideruar deri më tani si një lojë krejtësisht njerëzorë.

“Libratus” është një krijesë e “Carnegie Mellon University” dhe jo vetëm luan poker, por luan aq mirë saqë ka mposhtur katër emrat më të fortë të kësaj loje; Dong Kim, Daniel McCauley, Jim Chou dhe Jason Les.

Që të katërt u dorëzuan dhe në fund humbën fisha në vlerën e 1.7 milionë dollarëve në fund.

“Nuk besoja që do të arrinte deri në këtë pikë, sa Libratus të fitonte turneun duke mposhtur katër lojtarët më të mirë në botë”, thotë Tuomas Sandholm, profesor i “Carnegie Mellon University”, transmeton TCH.

"Libratus" ishte pjesë e turneut të përvitshëm tashmë, “Truri njerëzor vs Inteligjenca artificiale në poker”. Ai është pjesë e Claudico, që mori pjesë në 2015 në të njëjtin turne dhe humbi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...