Kirurgia 90 vjeçe vazhdon punën

2 Shkurt 2017 - 12:05      

Ajo është kirurgia më e vjetër në botë që është ende në punë dhe mbush 90 vjeç me 10 mijë operacione të kryera. Por Ilyinichna Levushkina nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Për 68 vjet ajo ka kryer afërsisht 4 operacione në ditë në Ryazan City Hospital, në afërsi të Moskës. Ajo, siç transmeton TCh, është vetëm 150 cm e gjatë kështu që ka një stol të veçantë për të qenë e sigurt se mund të arrijë pacientët e saj.

Për 30 vjet Ilyinichna ka qënë një mjeke në lëvizje, ku ka trajtuar pacientët që jetonin në zonat e egra të Rusisë. Dhe më pas u rikthye në Ryazan ku u rrit dhe studioi. “Të jesh doktor nuk është thjesht një profesion, por një stil jete. Kur të ndaloj unë, kush do i bëjë operacionet?”, ka thënë ajo në një intervistë për Lite FM kur u pyet se a ka ndërmend të tërhiqet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...