1 Shkurt 2017 - 09:34
Shtypi italian shkruan se bëhet fjalë për 22-vjeçarin Klevis Bregu që mbërriti disa ditë më parë në Bari nga Shqipëria për të vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në burg për trafik droge.
22-vjeçari është ndaluar në port pasi autoritetit ishin njoftuar për një mandat arresti për trafik droge të lëshuar nga Gjykata e Breshias në 2016. Por siç thonë mediat italiane ky urdhër-arrest ishte i pavlefshme, megjithatë ai ka qëndruar dy ditë në burg.
Sipas mediave italiane, pasi është liruar nga burgu shqiptari është ndaluar sërish në portin e Igumenicës në Greqi me të njëjtin urdhër-arresti europian, por që tashmë ishte i pavlefshëm.
Edhe në Greqi ai kaloi dy ditë në burg. Më pas Klevis Bregu u lirua sërish dhe më pas nisën procedurat për kthimin e tij në Shqipëri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...