“UFO kamuflohet në re” [foto]

29 Janar 2017 - 13:03      

Një re misterioze në formë të anijes kozmike UFO është shfaqur mbi malet e cila ka habitur skiatorët të cilët ishin aty pranë kur e panë atë në qiell.

Kjo pamje e çuditshme është shfaqur në rezortin për skijim Duved, në Suedi, gjatë kësaj jave dhe shumica e skiatorëve janë ndalur në mal për të bërë fotografi.

Fotografja e natyrës, Sara Björkebaum ka parë këtë re e para dhe menjëherë e ka fotografuar ku pastaj atë e ka postuar në profilin e saj në Instagram, transmeton Koha.net.

“Moti i çuditshëm, retë e ftohta. Mendoj se do të hidhem mbi atë anije kozmike”, ka shkruar Björkebaum, nga Suedia.

Ekspertët kanë thënë se ishte një “re lentikulare”, e cila zakonisht formohet mbi majat e maleve. Ato zakonisht shfaqen kur ajri i afrohet maleve, dhe kur ftohet atëherë krijohet një re.

© KOHA

 

Weird weather, cool clouds. I think I may jump on that spaceship. #smhiväder #åreidag #linsmoln #lenticularis

A photo posted by Sara Björkebaum (@bbaumish) on

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...