Shkencëtarët lëvizin për 30 sekonda para akrepat e orës së Apokalisit

27 Janar 2017 - 16:04      

Washington, 27 janar — Kujdestarët e “Doomsday Clock”, orës simbolike që tregon minutat deri në fundin e botës, Apokalipsit, kanë lëvizur akrepat për 30 sekonda më afër mesnatës, ndërkohë që për shkas, kanë marrë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për armët bërthamore dhe ndryshimet klimatike.

Kumtesa e shkencëtarëve atomik në të cilën arsyetohet veprimi i fundit thotë se kjo është ndërmarrë nga shkaku i besimit të lëkundur të opinionit në institucionet demokratike të cilat duhet të merren me kërcënimet e mëdha botërore.

“Fushata mashtruese e Rusisë për të komprometuar zgjedhjet në SHBA, ka bërë botën më të rrezikshme duke sjellë në pikëpyetje demokracinë amerikane dhe qëllimet ruse”, thuhet në njoftim.

Ora e Apokalipsit tani qëndron në 2 minuta e gjysmë nga mesnata, më së afërmi që prej vitit 1950.

Ora paraqet një prezantim vizual të besimit se sa afër apokalipsit është bota nga shkaku i armatimit bërthamor, ndryshimeve klimatike dhe teknologjive të reja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...