Një referencë e ekipit Trump rrit 100 herë shitjet e “1984”-ës së Orwellit

26 Janar 2017 - 14:51      

Uashington, 26 janar – Një referencë ndaj romanit “1984”, e përdorur në mënyrë të pavullnetshme nga një këshilltare e Donald Trump, ka rritur shitjet e veprës së George Orwell, në atë masë që detyroi botuesin të porosisë të mërkurën 100 000 kopje shtesë.

Për të mbrojtur zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, që kishte deklaruar se audienca e betimit të presidentit të ri ishte më e madhja që ishte parë ndonjëherë, këshilltarja Kellyanne Conway i cilësoi të dielën këto elemente si “fakte alternative”.

Shumë media menjëherë treguan se ky term i përdorur nga Kellyanne Conway ishte shfaqur në romanin “1984”, që përshkruan një shoqëri në të cilën qeveria kontrollon ngushtë informacionin.

Autori, britaniku George Orwell, fut nocionin e të “menduarit të dyfishtë”, që shtyn qeverinë të krijojë versionin e tij të fakteve dhe ta imponojë si të vërtetë dhe që bashkëjeton me realitetin.

Gjatë orëve që filloi kjo polemikë, shitjet e “1984”, që është botuar për herë të parë në vitin 1949, u rritën jashtë mase.

Vepra ishte të mërkurën në krye të shitjeve të platformës amerikane në internet “Amazone”.

Sipas një zëdhënësi të “Signet”, filiali i shtëpisë botuese “Penuguin Random House” që mban të drejtën e autorit për këtë libër në SHBA, shitjet e romanit janë rritur me 100 herë (9 500 për qind) që prej marrjes së funksioneve të Donald Trump.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...