16 vjeçari refuzoi të shesë për 7 milionë euro shpikjen e tij

23 Janar 2017 - 21:31      

Të kursesh para nuk është e lehtë dhe as e dëshirueshme, por gjithsesi për pjesën dërrmuese të popullsisë globale është e domosdoshme.

Pikërisht kësaj pjese mundohet t’i vijë në ndihmë Mohammed Ali, një 16-vjeçar britanik që ka ndërtuar një aplikacion dhe faqe interneti që ndihmon për të kursyer.

Ideja e tij gjeniale nuk është vënë ende në zbatim, por gjithsesi ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të mëdhenj, të cilët që në embrion të saj kanë ofruar 7 milionë dollarë për ta blerë atë.

“U takova me disa investitorë në Londër. Përfaqësonin një kompani të dhënash botërore. U pëlqeu ideja dhe bënë një ofertë për ta blerë. Unë këmbëngula në një plan investimi. Nuk ramë dakord”, thotë Ali.

Ai thotë se arsyeja kryesore që e bëri të refuzojë ofertën ishte se koncepti dhe teknologjia e përdorur prej tij nuk ka rivalë në treg.

“Bëhet fjalë për një ekspertizë kursimi parash, do të thosha një Bloomberg për publikun e gjerë”, thotë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...