“Trump” shfaqet në qiell gjatë marshit të grave në Australi [foto]

21 Janar 2017 - 19:59      

Kur rreth 10 mijë persona po marshonin në rrugët e Sydneyt në mbështetje të të drejtave të grave, në qiell u shfaq “Trump”, si kundërpërgjigje ndaj protestës së tyre.

Marshi në Sydney ishte pjesë e protestave mbarëbotërore që po bëjnë thirrje për mbrojtjen e lirive civile në vigjilje të inaugurimit të Donald Trump si president i ri i SHBA-ve, transmeton Koha.net. Rreth një milion njerëz në mbarë botën kanë pjesë në marshe, me më të madhin që është duke u zhvilluar në Washington.

Një mbështetës i Trumpit në Sydney ka paguar një kompani që shkruan në qiell për të krijuar emrin e presidentit amerikan mbi protestuesit.

Për të shkruar “Trump” në qiell kompania “Skywriting Australia” ka përfituar 4 mijë dollarë.

Një zëdhënës i kompanisë ka thënë për The Guardian se klienti, që dëshiroi të mbetet anonim, në mënyrë specifike kishte kërkuar që mesazhi të paraqitej gjatë “Marshit të Grave”.

Një gjë e tillë ka irrituar mjaft persona, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur zemërimin e tyre për këtë veprim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...