21 Janar 2017 - 11:34
Që nga dje, në qytetin e Sevenica kanë bërë planifikimin e festimit tre ditor për të shënuar inaugurimin dhe për të mirëpritur të gjithë mysafirët që dëshirojnë të shohin vendin ku u rrit Melania Trump.
Sevnica është në bregun verior të lumit Sava në qendër të Sllovenisë.
Zonja e parë Melania Trump është rritur në Sevnica të Sllovenisë nga babai i saj, një shitës i veturave dhe nëna e saj, që është një krijuese mode në një fabrikë tekstili.
Zonja Trump ka lënë Sevincan në fund të adoleshencës për të vazhduar karrierën e saj si modele.
Ajo është zonja e parë, e dyta që ka lindur jashtë SHBA-së, pasi edhe gruaja e presidentit John Quincy Adam, Louisa kishte lindur në Angli.
Vendorët e Sevincas kanë ftuar çiftin presidencial që t’i vizitojnë, dhe kanë shënuar përurimin e tyre me shumë festa.
Kryetari i komunës Sercko Ocvirk thonë se Sevnica ka organizuar tre turne, për të shfaqur mallrat e prodhuara në vend në kështjellën e shekullit të 12-të, që gjendet në qytetin e vjetër, dhe një festival të krasitjes së hardhisë së rrushit.
Deri tani, ky qytet i vogël me 5 mijë banorë ishte i njohur për prodhimin e veshjeve të brendshme të femrave dhe për fabrikat e mobilieve e po ashtu edhe për kështjellën 900 vjeçare të vjetër.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...