Agroni, fëmija shqiptar që u bë mbreti i ‘Call Center’-ave

20 Janar 2017 - 13:56      

Gazeta “Corriere della Sera” ka bërë një shkrim të pronarit të Call Centerit IDS, që është me origjinë shqiptare. Shkrimi flet për arratisjen e tij nga Shqipëria, kur ishte vetëm 13 vjeç dhe idenë e ngritjes së perandorisë së biznesit shumë fitimprurës. Gazeta Shqip solli të plotë shkrimin.

Me shikimin nga objektivi i kamerave, një xhup gri dhe një orë plastike në dorën e majtë dhe dy gishtat e ngritura të dorës së djathtë, shprehnin shenja gëzimi. Mars, 1991, stacioni hekurudhor i Monguelfo, Bolzano. “Jam unë kur isha 13 vjeç. Fotoja është e Guido Perinit, një fotograf që gjendej aty për të dokumentuar mbërritjen e një grupi emigrantësh shqiptar”, thotë Agron Shehaj, duke treguar fotografinë. Një çerek shekulli më vonë ai fëmijë i arratisur së bashku me familjen nga Vlora, është bërë një nga “padronët”, e call center-ave të Europës Intercom Data Service (IDS), me 15 zyra në Shqipëri dhe me 3 mijë të punësuar. Me 20 milionë euro fitim në vit, selitë e IDS ndodhen në qendër të Tiranës, pranë ish-Bllokut.

Ardhja në Brindisi

Agroni i përket valës së parë të emigrantëve shqiptarë. “Zbarkova në Brindësi pas një udhëtimi të gjatë me një anije ushtarake shqiptare. Tentuam që të futemi në ambasadën italianë në Tiranë për të kërkuar azil politik, por atë ditë zyra ishte mbyllur. U kthyem në Vlorë dhe pritëm rastin e volitshëm. Mundësia u konkretizua me një varkë me ndryshk. Në udhëtim ishim unë, mami, babi, vëllai më i vogël dhe nja 100 bashkatdhetarë”, tregon Shehaj.

Një udhëtim i gjatë. “Neve fëmijëve na vendosën në jastëkë për të fjetur. U zgjova me helikopterët sipër kokës dhe në molin e portit të Brindisit përpara. Disa orë më vonë, familja ishte në tren. Drejtimi ishte në veri të Italisë. Na zbritën në Monguelfo dhe pritja ishte e mahnitshme. Më dhjetëra banorë të zonës na jepnin ushqim dhe veshje. Një ditë më vonë një zotëri ndaloi në rrugë dhe më dha mua e vëllait një biçikletë. ‘Merreni, është juaja’, na tha. Një vit më parë, diçka e ngjashme më ka ndodhur. Kur të arratisurit sirianë erdhën në stacionin e Monacos të Bavarisë, gjermanët mbërritën aty me shumë dhurata nëpër duar. Ishte e njëjta skenë e Alto Adiges”, vijon ai që të tregojë.

E kundërta e Shqipërisë

Ndikimi me vendin. “Ishte një parajsë. Kishte një rregull që nuk e kisha parë kurrë, gjithçka ishte e pastër, gjithçka ishte e bukur”, shprehet ai për atë që ka parë sapo mbërriti në Itali. Pas tre muajsh familja e Agroni transferohet në Bolzano. Më pas djali s’postohet në Firence për të studiuar ekonomi dhe tregti në universitet. “Në pritje për të diskutuar rreth tezave, kamë bërë disa intervista për të punuar në një bankë në Milano dhe mendova se kishte kuptim që të hapje një Call Center në Shqipëri, pasi pashë se çfarë bënin indianët për agjencitë amerikane. Shqiptarët flasin italisht dhe kostoja e punës është shumë e ultë dhe pse mos t’iu ofroja shërbim agjencive që gjenden ana tjetër e Adriatikut?”. Kështu lindi në nëntor të 2005 IDS, call center-i, që vuri në krizë kompanitë me bazë në Itali. “Por kam limitet e mia”, thekson pronari. “Linjat e mia telefonike nuk duhet të ofrojnë shërbime që dëmtojnë njerëzit. Nuk bëjmë asnjë kontratë që ofrojnë shërbime të ndaluara për minorenët, kumarin apo investime financiare të rrezikshme.

Dixhitalizimi

Kohët e fundit ai ka investuar edhe në sektorin e dixhitalizimit. “Local Web”, (që punon për të promovuar biznesin, apo në shitjen e produkteve që operojnë edhe në Britani”, në “Chebuoni.it” dhe “Homepal”. Ai pretendon se Shqipëria është përmirësuar shumë, por mbetet ende shumë rrugë për të bërë. Kurrë nuk ke menduar për politikën? “Jo, faleminderit! Ju mund t’i bëni mirë shoqërisë në privat, duke krijuar vende pune”, thotë ai.

I martuar me një bashkatdhetarë, ka dy fëmijë, Agroni pritet që të transferohet në Milano. “Në familje flitet shqip. Fëmijët kanë lindur në Itali dhe gjuha e tyre parësore është italishtja, por duhet të njohin edhe atë të prindërve. Për shkak të origjinës, gjuha nuk duhet të harrohet kurrë”, thotë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...