20 Janar 2017 - 13:00
Në Francë është bërë ndarja e çmimit “Politikani Gënjeshtar”, i cili u iniciua në vitin 2015 nga hulumtuesi i shkencave politike Thomas Guenole dhe i cili synon të parandalojë gënjeshtrat e politikanëve në Francë dhe t’i inkurajoi gazetarët që t’i kontrollojnë faktet.
Në garën e cila këtë vit organizohet për herë të tretë, juria e përbërë nga Guenole dhe tetë gazetarë çmimin ia ka ndarë kryetarit të djathtë ekstrem të Bashkisë së qytetit Beziers Robert Menard, për, siç thuhet, “gënjeshtrat e tij të vazhdueshme” në lidhje me refugjatët dhe migrimin.
Së fundmi, Menard kishte kërkuar të organizojë referendum me vendim bashkiak në lidhje me pranimin e refugjatëve në Beziers, ndërsa gjykata kishte anuluar vendimin e bashkisë për referendum.
I mbështetur nga partia e djathtë ekstreme Fronti Nacional, Menard kishte protestuar kundër pranisë së refugjatëve në Beziers përmes afisheve të varura në çdo anë të qytetit në të cilët shkruante “Ja, po vijnë”.
Në deklaratë për gazetarët, Menard, kishte thënë se gjysma e nxënësve në shkollat e qytetit përbëhet nga fëmijë refugjatë, duke theksuar se “Limiti i tolerancës sonë ka kohë që është tejkaluar”.
Paraprakisht Robert Menard kishte pranuar se ka bërë evidentimin e fëmijëve muslimanë në shkollat dhe institucionet parashkallore të qytetit.
Çmimi i dytë i është ndarë ish-kryeministrit Manuel Valls për gënjeshtrat e tij gjatë përdorimit të drejtpërdrejtë të kompetencës ligjvënëse nga qeveria e Partisë Socialiste në lidhje me miratimin e Ligjit të Punës.
Ndërkaq, çmimi i posaçëm i jurisë i është ndarë ish-presidentit Nicolas Sarkozy për gënjeshtrat gjatë karrierës dhe gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të Partisë Republikane.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...