“Russia Today” bllokohet nga Facebooku deri pas inaugurimit të Trumpit

19 Janar 2017 - 18:18      

Facebooku ka bllokuar rrjetin televiziv “Russia Today”, në postimin e videove, fotografive dhe lajmeve të tjera deri një ditë pas inaugurimit të Donald Trumpit si president i ri i SHBA-së.

Ndalimi vjen pas shkeljes së të drejtave të autorit për transmetimin e drejtpërdrejtë të konferencës së fundit të Barac Obamas të premten, në faqen e RT-së në Facebook, raporton "The Telegraph", transmeton Koha.net.

Sipas rrjetit social, dënimi vlen 72 orë – deri rreth orës 20:00 të shtunën.

RT është ankuar në këtë vendim duke thënë se kishte përdorur transmetim me leje nga Associated Press.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...