Ngrohja globale ul numrin e “ditëve ideale me diell”

18 Janar 2017 - 12:46      

Washington, 18 janar - Ngrohja graduale e sipërfaqes së Tokës dhe shtresave më të ulëta të atmosferës, ngrohja globale, çon në reduktimin gradual "të ditëve ideale me diell", thuhet në hulumtimin e fundit të shkencëtarëve rreth ndryshimeve klimatike.

Studimi i botuar në buletinin "Ndryshimet klimatike" (Climatic Change), siç transmeton AA, thekson se deri në fund të shekullit 21, toka do të ketë mesatarisht 10 ditë "me temperaturë të butë ideale".

Më së shumti prej këtyre ditëve do të humbas Rio de Janeiro, Miami dhe Afrika, ndërsa motin më të mirë do ta kenë evropianët dhe qyteti Seattle në veriperëndim të SHBA-ve.

"Do të jetë një mot i tillë që nuk do të jetë as shumë nxehtë, as ftohtë dhe as shumë i lagësht", tha autori kryesor i hulumtimit Karin van der Wiel, studiues meteorolog në Universitetin Princeton dhe Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës.

Studimi thekson se në tre dekadat e fundit bota ka pasur një mesatare prej 74 "ditë ideale me diell" në vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...