Fiken reklamat e famshme në “Piccadilly Circus” në Londër

18 Janar 2017 - 12:41      

Londër, 18 janar – Ekranet e reklamave të famshme në Piccadilly Circus në Londër do të qëndrojnë të fikura deri në vjeshtë, për kur është paraparë të përfundojë rinovimi.

Ekranet e reklamave të cilat për disa dekada ndriçojnë njërin nga kryqëzimet më të njohura të Londrës, nuk janë fikur që pas Luftës së Dytë Botërore, me dy përjashtime të vogla.

Gjatë kësaj periudhe, ato janë fikur vetëm në dy raste dhe atë gjatë ceremonisë së varrimit të Winston Churchillit në vitin 1965 dhe princezës Diana në vitin 1997.

Vlerësohet se gjatë një viti, në kryqëzimin “Piccadilly Circus” kalojnë 100 milionë njerëz.

Si një nga atraksionet turistike më të vizituara në Londër, kryqëzimi i famshëm është ndërtuar në vitin 1819 dhe lidh rrugën me të njëjtin emër me rrugën dytësore “Regent Street”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...