Orë 120-vjeçare në Borje të Kukësit

18 Janar 2017 - 11:35      

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle publikoi disa foto në rrjetin social “Facebook”, të një ore të vjetër në një xhami të fshatit Borje, në Kukës.

Sipas Dokles kjo orë është mbi 120-vjeçare dhe i është bërë dhuratë xhamisë së fshatit nga një mërgimtar që ishte kthyer nga Stambolli.

“Është ora e xhamisë së fshatit tim, Borje - Kukës. Thuhet se ka më shumë se 120 vjet që i është bërë dhuratë xhamisë së fshatit nga një emigrant ië ardhur nga Stambolli. Tani së fundmi e kam marrë vesh që ai ka qenë vëllai i gjyshes time, i quajtur Milaim. Edhe kjo orë ka pasur peripecitë e veta. Kur u mbyll xhamia, e më vonë edhe u prish, ora qëndroi për një kohë në klubin e kooperativës, deri sa erdhi dita ta konsideronin ” grumbull hekurishtesh”. Këto “hekurishte” i mori në shtëpi xhaxhai im, Sejdi Dokle. Kur u ndërtua xhamia e re e fshatit, dy stërnipa të atij që e solli orën nga Stambolli, Sabahudin Dokle, inxhinier druri dhe Ramadan Dokle, zanatli duarartë, e risollën orën në pamjen e saj origjinale të para 120-vjetëve”, shkruan Dokle.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...