17 Janar 2017 - 21:20
“E kam kërkuar një fjalë se çka po ndodh dhe më ka ra në mend një fjalë që nuk ndodhet në fjalor, është 'praparim'. Kosova po praparon, po shkon prapa. Edhe nëse flasim për kompozicionin e qeverisë së Kosovës dhe pozitën e serbëve të Kosovës është praparim", ka thënë ai.
“Nëse flasim për pozitën e Kosovës në botë ka praparim. Spitalet tona nuk janë më mirë, për atë shkojnë njerzit në Serbi. Shkollat tona njëjtë, nuk kemi nevojë për PISA-në, vetëm delni e shikoni emrat e rrugëve dhe e shihni se kemi praprim”, ka thënë Gjini.
Tutje Gjini tha se reagimi i qeveritarëve dhe presidencës ishte krejtësisht tjetër karshi arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Shihni sa është amplituda e reagimit të presidentit të Kosovës kur ka bjë sukses dhe shihni, ktheni xhirimet reaimet e presidentit në rastin Haradinaj. Ne e dimë që ministria e brendshme e ka kryer punën e vetë. Nuk e kemi parë reagimin e tërë kompleksitetit të qeverisë. Njëjtë qysh e rrit amplitudën në momente te alibisë. Mos harroni që kryeministri i Kosovës ka fol pas tri ditëve”, ka thënë Gjini.
Mirëpo, ministri Hyseni i tha se reagimi i kryeminisrit, Mustafa ishte i menjëhershëm.
“Ai ka reaguar në moment të parë dhe e them me plotë përgjegjësi", ka thënë Hyseni.
E Gjini i tha se një gjë e tillë nuk është parë dhe diçka që nuk prezantohet në media nuk mund të merret si reagim.
“Ne i shohim reagimet që dalin në media dhe jo në telefon, nuk u përgjojmë telefonat. Unë e di që Kosova nuk mundet me ndërru Interpolin me zorr, reagimet e pavrejtshme, nuk janë fare reagime. Telefonat nuk janë fare reagime”, ka thënë ai.
Mirëpo, ministri Hyseni i kundërpërgjigjet se veprimet janë bërë nga kryeministri dhe atë nga veprimet e para.
“Beso që veprimet janë bërë nga kryeministri sepse kemi qenë bashkë. Unë kujtoj që ky shtet dhe kjo politikë mund të gjejë zgjidhje edhe për situata shumë të rënda. Thelbësore tash është edhe ruajtja e partneritetit por edhe mbajtja e partneritetit ekzistues”, ka thënë Hyseni.
Ekziston mosbesim në institucione dhe klasën politike, thotë nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini.
Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se në vend nuk po funksionon asgjë.
“Kriza është tek ne, ka mosbesim në institucione i cili nuk është perceptim, kjo matet. Ka mosbesim në klasën politike. Gjendja e Kosovës mundet mu përmbledh me një fjali që nuk po funksionon asgjë”, ka thënë ai.
Kjo gjendje po shfrytëzohet nga Serbia, thotë ai.
Tutje ai iu drejtua ministrit Hyseni duke i thënë se kjo gjendje nuk ndërrohet me fjalë dhe mosbesimi vjen nga populli, vëshguesit e analistët. Hyseni i tha se veprimet e opozitës si gazi lotsjellës kanë bërë që qytetarët e Kosovës të mos i shohin sukseset e këtij kabineti.
“Derisa pajtohem qe demarkacioni e asociacioni kanë dominuar edhe diskursin politik, e edhe atë publik, e kanë dominuar edhe gazi lotsjellës të cilët e kanë penguar qytetarin e Kosovës mos të shohin sukseset e Kosovës dhe kjo është meritë e këtij kabineti. Sot buxheti i Kosovës është 2 miliardë euro, suksese në fushën e ekonomisë mbreslënëse”, ka thënë ai.
Përball tij, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i tha se shifra është mashtruese ndonëse buxheti nuk është i tillë.
“Nuk është buxheti 2 miliardë euro, nuk mund të futësh qytetarët e Kosovës në borxh dhe tu thuash qe buxheti është 2 miliardë euro, janë të hyrat buxhetore”, ka thënë Gjini.
Në anën tjetër, ministri Hyseni thotë se është një gjendje e ngrirë dhe duhet të gjindet zgjidhje për demarkacionin.
Hyseni thotë se duhet të kaloj demarkacioni në këtë version mirëpo Gjini i kundërpërgjigjet se deputët e pozitës nuk po e dinë se çka realisht përmban ky version i procesit të ndarjes së kufijve me Malin e Zi.
Gjini i tha se shumica e deputetëve të pozitës nuk e dinë se çka do të thotë votimi i këtij versioni të procesit të demarkacionit.
“Nuk po e dini se kah po na cojnë. Me votu këtë version nuk po e dinë gjysma prej jush”, thotë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...