Ujqit pushtojnë Parisin

17 Janar 2017 - 16:34      

Ujqit janë duke bërë vend në regjionin e Parisit dhe javëve të fundit ulërimat e tyre janë dëgjuar në lagjet jugore të kryeqytetit francez, kanë njoftuar dy grupe ekspertësh.

Dhelprat janë kafshë e zakonshme në Paris, ashtu si nëpër gjitha qytetet tjera europiane, por në vitet e fundit francezët janë përballur me një grup të madh ujqish.

Për shekuj me radhë ujqit kanë jetuar në Alpet franceze dhe në Massif Central, por që nga viti 1930 ata janë vrarë, pothuajse deri në zhdukje.

Ujqit janë specie në zhdukje dhe kanë pasur mbrojtje të veçantë nga autoritetet, por numri i tyre është shtuar dhe janë shpërndarë nëpër tërë Francën dhe shumë afër Parisit.

Vitin e kaluar një ujk i dëbuar nga tufa e tij është parë 200 milje larg Parisit, por ekspertët kanë paralajmëruar se ujqit janë në gjendje të udhëtojnë 300 milje në ditë, transmeton Koha.net.

“Jemi të sigurt se janë duke qarkulluar tre ujq që prej prillit të vitit të kaluar, një çift dhe një ujk i vetmuar”, ka thënë Manoel Atman, president i grupit mbikëqyrës për ujqit.

Grupi Observatoire Du Loup ka njoftuar për gazetën Le Parisien se ujqit kanë dëgjuar duke lëruar në distriktet e Essonne dhe Yvelines, në jug dhe perëndim të Parisit.

Në dhjetorin e vitit të kaluar dy kaproj janë gjetur të vrarë në pyllin e Rambouillet.

“Shenjat e vrasjes së tyre tregojnë se janë shprehi e gjahut të ujqve”, ka thënë Atman.

Por Atman ka siguruar parisienët se këto lloje të kafshëve nuk rrezikojnë njerëzit.

“Ne ecim me dy këmbë, ata hanë vetëm kafshët me katër këmbë”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...