Mbron pëllumbat nga i ftohti me ngrohës elektrik

16 Janar 2017 - 12:28      

Një dashamirës i kafshëve në Tekirdag të Turqisë ka zgjedhur të mbrojë pëllumbat e tij nga i ftohti përmes ngrohësit me energji elektrike.

Murat Tokatlı 43 vjeç, i cili jeton në lagjen Ertuğrul të këtij qyteti, ka vendosur të instalojë një ngrohës me energji elektrike në kafazin ku mban rreth 100 pëllumba për shkak se temperaturat në këtë vend kanë zbritur deri në -12 gradë.

Tokatlı ka filluar të merret me pëllumbat që në fëmijërinë e tij. Ai ka filluar të “dashurohet” me ta duke u ndikuar nga daja e tij, raporton AA. Në një deklaratë për AA, ai thotë se ka një sallon bukurie, ndërsa pëllumbat janë hobi i tij.

Duke vënë në dukje se mes tij dhe pëllumbave ka një lidhje, Tokatlı thotë: “Këta zogj janë shumë me vlerë për mua dhe pa u lodhur dhe përtuar unë çdo ditë merrem me ta”.

Ai thotë se për shkak se i do për këtë arsye nuk i përdor ata si mjet tregtar.

Ndërsa duke iu referuar kushteve shumë të vështira të dimrit të këtij viti ai thotë: “Bleva një ngrohës rreth 300 lira, në mënyrë që të mos ftohen pëllumbat. Mundohem që tië vë në dispozicion çdo gjë që kam mundësi. Nuk i nxjerr shumë jashtë për shkak të ftohtit. Ndërsa kur koha është e mirë i lejoj të dalin, pasi pëllumbat kur nuk fluturojnë ju ngrijnë krahët dhe kjo e dëmton pëllumbin. Sado që të jetë ftohtë mundohem ti krijoj kushte të mira pëllumbave të mi.” 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...