Zuckerberg me rreth 5 miliardë euro të ardhura në dy javët e para të 2017

16 Janar 2017 - 11:16      

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg është pasuruar përreth 5 miliardë euro neto në vetëm dy javët e para të 2017, duke e bërë njeriun me të ardhurat më të larta në këtë vit.

Çmimet e aksioneve të Facebookut, 410 milionë prej të cilave janë të Zuckerbergut, janë në ngritje dhe tani vlerësohet se kanë vlerë mbi 50 miliardë euro, transmeton Koha.net shkrimin e The Sun.

Sipas Forbes, që e bën renditjen në kohë reale të miliarderëve në botë, e rendit Zuckerbergun si personin e pestë më të pasur në botë pas Bill Gates, Warren Buffet, Jeff Bezos dhe Amancio Ortega – që secili prej tyre ka një pasuri prej 77 miliardë euro.

Por, themeluesi i Facebookut në këtë fillimvit ka lënë prapa të tjerët sa i përket të ardhurave. Për këtë rritje të madhe nuk është përgjegjëse ndonjë ngjarje e veçantë, por kjo lidhet me fushatën e lartë të Facbookut për të trajtuar përmbajtjet e lajmeve të rreme.

Të mërkurën kompania ka lansuar “Journalism Project” në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me mediat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...