Havolli ia “vazhdon poezinë” Ahmetit: “Çka ka ky tren? Pse nuk po vjen?”

15 Janar 2017 - 11:16      

Shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka ironizuar me një status të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, të së premtes së 13 janarit.

E ka quajtur vjershë atë që Ahmeti kishte shkruar, derisa ka thënë se po i vazhdon atij.

Më poshtë po e postojmë të plotë e pa ndërhyrje statusin e Havollit:

Vjersha e Shpendit (vazhdim…)
...
E kur treni vonohet,
Shpendi shqetësohet,
Çka ka ky tren? Pse nuk po vjen?
Me marrë unë naj poen!
Mbledhen në parti,
Bëjnë plane për statusa,
A mbahet 4 vjet,
Me fejsbuk e autobusa?!
Prej sabahit n’aksham,
Ja rrehin shoqishoqit shpinën,
Me molotovë në dorë, thonë:
E kemi “knaqë" Prishtinën!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...