Paguan taksat me 300 mijë monedha si shenjë proteste [video]

13 Janar 2017 - 17:19      

“Në këtë botë asgjë nuk është e sigurtë, përveç vdekjes dhe taksave”. Kështu deklaronte në shekullin e 18-të Benjamin Franklin dhe nëse vdekjes nuk mund t’i protestosh, ndaj taksave të paktën mund të bësh.

E tillë ishte gjetja e një biznesmeni amerikan, i acaruar jo pak me Departamentin e Mjeteve Motorike. Nick Stafford nga Virxhinia humbi betejën ligjore me këtë departament, të cilit i kishte kërkuar të merrte numrat e telefonit të personave të ngarkuar me regjistrimin e tre automjeteve për pagesën e taksave të shitjes.

Ai u paraqit në arkën e Departamentit me tre karroca me monedha hekuri për të paguar në total 3 mijë dollarë taksa.

"Nuk ka rëndësi nëse paguan 300 dollarë taksa në vit apo 300 mijë, pasi thelbi i një demokracie nis me transparencën e qeverisë", tha Stafford, transmeton TCH.

Kur thua 3 mijë dollarë nuk janë shumë, por nëse bëhet fjalë për monedha, ato janë shumë më tepër, aq sa makineria e numërimit automatik të tyre nuk e përballoi dot fluksin dhe numërimi u bë manualisht nga stafi, që iu deshën plot 7 orë për të konfirmuar shumën, ndërsa realizimi i planit i kushtoi Nick Stafford 1 mijë dollarë ekstra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...