Katërvjeçarja që ka lexuar 1 mijë libra

12 Janar 2017 - 18:59      

Para se të lindte Daliyah Marie Arana, prindërit e saj thonë se, ajo po mësonte si të lexonte.

Derisa ishte shtatzënë me Daliyah, nëna e saj i lexonte me zë librat çdo ditë. Kur lindi Daliyah, ajo dëgjonte teksa vëllai i saj lexonte kapitujt e librave me zë nëpër shtëpinë e tyre.

Kur kishte 18 muaj, vajza njihte secilën fjalë të librave që nëna e saj lexonte.

“Ajo donte të lexonte librat vetë”, ka thënë nëna e saj, Haleema Arana, në një intervistë për The Washington Post, transmeton Koha.net. “Kështu nisi çdo gjë. Sa më shumë fjalë që mësonte, aq më shumë donte të lexonte”.

Nëna nuk u befasua kur Daliyah në moshën 2-vjeçare filloi të lexonte librin e saj të parë. Tani, kur ka mbushur 4 vjet, Daliyah ka lexuar më shumë se 1 mijë libra dhe ka arritur që të lexonte tekste të nivelit të universiteteve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...