Vdes gazetarja që e para dha lajmin se Lufta e Dytë Botërore filloi

10 Janar 2017 - 19:31      

Korrespondentja veterane britanike e luftës, e cila dha e para lajmin se kishte nisur Lufta e Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në Hong Kong në moshën 105-vjeçare.

E lindur në Leicester në vitin 1911, Hollingworth njoftoi e para lajmin e mësymjes së Gjermanisë në Poloni në gusht të vitit 1939. Gjatë viteve të jetës, ajo ka raportuar gjithashtu nga Vietnami, Algjeria dhe Lindja e Mesme.

Hollingworth ishte një reportere fillestare e “Daily Telegraph”, kur arriti të jepte lajmin më të bujshëm të shekullit. Ishte pikërisht ajo, që pikasi të parat forca gjermane që ishin grumbulluar në kufirin me Poloninë, teksa udhëtonte nga Polonia drejt Gjermanisë në vitin 1939, transmeton tch.

Në titullin e “Daily Telegraph” të asaj kohe lexohej: 1.000 tanke gjermane pranë kufirit polak. 10 divizione ushtarake raportohen gati për sulm të menjëhershëm”, megjithatë emri i gazetares nuk ishte shkruar, një praktikë e zakonshme për gazetat e asaj kohe. Ajo arriti të jepte edhe një tjetër lajm të bujshëm 3 ditë më vonë, kur nazistët nisën mësymjen.

Një ekskluzive e mëvonshme e saj në lidhje me spiunin britanik, Kim Philby, u thumbua nga “the Guardian” në vitin 1963. E bindur se Philby ishte pjesë e rrjetit të spiunazhit, që përfshinte Guy Burgess dhe Donald Maclean, ajo shkruante se ai kishte dezertuar në Rusi vetëm për të bllokuar historinë e saj të shfaqej për 3 muaj.

Përpara se të bëhej reportere, Hollingworth ndihmoi në shpëtimin e mijëra njerëzve nga forcat e Hitlerit, duke iu mundësuar viza britanike. Ajo i shpëtoi vdekjes në vitin 1946, kur një shpërthim bombe shkatërroi hotelin “King David” në Jeruzalem. Rreth 100 persona humbën jetën në atë shpërthim, i cili ndodhi vetëm pak metra më tutje.

Hollingworth ka marrë çmimin “James Cameron” për Gazetari në vitin 1994, ndërsa edhe një çmim karriere në ceremoninë “Ëhat the Papers Say” në vitin 1999.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...