Maskat misterioze të grave në Iran [foto]

10 Janar 2017 - 12:50      

Banoret e provincës Hormozagan në Iranin jugor, të njohur ndryshe edhe si Bandari, kanë një veshje më ndryshe se sa banoret e provincave të tjera të Iranit.

Gratë në këtë rajon zakonisht veshin fustane shumëngjyrëshe në vend të fustaneve të gjata të zeza ndërsa burrat kanë veshje të stilit arab, transmeton Koha.net.

Por boregheh (maskat) të veshura nga shumë gra Bandari nga të dy sektet Sunni dhe Shia padyshim se janë veshjet më të pazakonta nga të gjitha. Gratë Bandari kanë vënë maska me shekuj.

Rrënjët e traditës nuk dihet besohet që rrjedhin nga pushtimi portugez kur gratë tentonin të ju shmangeshin njohjeve nga pushtuesit që kërkonin femra të bukura.

Duke qenë pjesë e traditës dhe kulturës, maskat po ashtu mbrojnë fytyrën nga rrezet e diellit që mund të jenë shumë të forta në rajonin persik. Këto maska mund të gjinden edhe në rajonin e Omanit, Kuvajtit dhe në disa pjesë të tjera të Arabisë.

Disa nga to mbulojnë tërë fytyrën ndërsa disa të tjera vetëm pjesën përreth syve.

Banorët vendës mund ta njohin origjinën e atyre grave në bazë të formës dhe ngjyrës së maskës që ato kanë vënë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...