Shkreli përjashtohet nga Twitteri

8 Janar 2017 - 23:26      

Martin Shkreli është përzënë nga rrjeti social Twitter të dielën.

Arsyeja është sjellja e tij e pahijshme ndaj gazetares Laruen Duca, redaktore e të përjavshmes“ Teen Vogue”.

Shqiptari Shkreli u bë i famshëm në vitin 2015 pasi ngriti çmimin e një ilaçi të përdorur nga pacientët me HIV nga 13 dollarë në 750, shkruan CNN.

Ai më vonë u akuzua për mashtrim duke përdorur rrjetet sociale për të tërhequr më shumë vëmendje.

Shkreli kishte ftuar Ducan që ta shoqëronte atë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump - ftesë të cilën ajo e ka refuzuar kategorikisht.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...