Karnavalet kolumbiane [foto]

8 Janar 2017 - 08:39      

I quajnë karnavalet bardh e zi, por në fakt ato janë shumëngjyrëshe.

Për dy ditë, banorët me të ardhur në qytetin jugperëndimor të Pastos në Kolumbi, kanë dalë nëpër rrugë për të kremtuar një ngjarje, të cilin vetë Unesco e quajti në vitin 2009 një kryevepër të trashëgimisë së paprekshme kulturore të njerëzimit.

Kjo përzierje e traditave vendase, atyre spanjolle e afrikane e sheh një pjesë të pjesëmarrësve të vishen me të zeza e të tjerë më të bardha, çka simbolizon unitetin dhe barazinë. Por nuk mungojnë as ngjyrat që kremtojnë diversitetin etnik dhe atë kulturor.

“Çdo gjë që festohet si trashëgimi kulturore është e bukur, e kur njerëzit edhe kënaqen, aq më mirë. Muzika na pëlqen shumë”, thotë Robert Gazart, pjesëmarrës.

Në ditën e të bardhës, artistët angazhohen për një paradë gjashtë orëshe kostumesh shumëngjyrëshe, transmeton tch. Në ditën e të zezës, njerëzit inkurajohen t’i lyejnë fytyrat me të zezë duke përkujtuar kështu çlirimin nga skllavëria.

“Fytyra e lyer me të zezë përcjell idenë e barazisë, kërkon të tregon se jemi të gjithë njësoj, se jemi njerëz dhe duam të kënaqemi, të integrohemi, të jemi të bashkuar”, tha Gustavo Cordoba, një tjetër pjesëmarrës.

Në këto kremtime, për shumë vjet me radhë ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Juan Manuel Santos.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...