Skulptura me akull [foto]

7 Janar 2017 - 22:01      

Artistë nga e gjithë bota po konkurrojnë për çmimet e para të njërës prej garave më të forta të Festivalit Ndërkombëtar të Akullit, në Harbin të Kinës.

32 ekipe nga shtete të ndryshme të globit kanë dy ditë e gjysmë kohë për të krijuar nga blloqet e akullit skulptura të cilat të meritojnë medaljen e artë, të argjendtë apo të bronztë të këtij eventi. Italiania Francesca Cosmi dhe kolegu i saj po gdhendin akullin për t’i dhënë formën e një praktikuesi të Tai Chi-së.

“Nuk është e lehtë sepse duhet të jesh shumë i saktë në veprime. Surpriza ka gjithmonë. Shpresojmë që skulpturat e akullit të vendosen mirë në tokë e të jenë më të lehta lart”, thotë Cosmi.

Skulptori veteran Yue Changshui, nga provinca fqinje e Xhilinit, thotë se temperaturat këtë vit kanë qenë relativisht më të ngrohta e kjo, për gdhendësit e akullit, nuk është gjë e mirë. Megjithatë, situata nuk konsiderohet problematike.

“Sivjet është pak më ngrohtë se vitin e kaluar e kjo ndikon sigurisht, por nuk ka sidoqoftë efekt shumë të madh mbi skulpturat tona. Përsa kohë termometri të qëndrojë nën zero, me akullin jemi në rregull”, shprehet Changshui.

Skulptura e Yang paraqet një fëmijë mbi një delfin. Përmes saj, ai kërkon të përcjellë mesazhin e tolerancës në botën që jetojmë sot, transmeton tch. Pak më e vështirë është tematika e përzgjedhur prej kanadezit Steve Buzak dhe kolegut të tij, që duan të paraqesin një bletë duke qëndruar mbi një lule.

“Epo, ne duam medaljen e artë, apo jo? Është e fortë gara këtu, është shumë e fortë. Janë mbi 30 ekipe nga e gjithë bota dhe kërkojmë ta bëjmë Kanadanë krenare”, thotë Buzak.

Festivali i 33-të Ndërkombëtar i Akullit në Kinë u çel të enjten e do të vazhdojë deri në 25 shkurt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...