Mbretëresha e Anglisë gati sa nuk u qëllua nga rojat

5 Janar 2017 - 13:36      

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar gati sa nuk u qëllua nga rojet, derisa kishte dalë të ecë në mbrëmje në oborrin e saj, teransmeton koha.net.

Kohë pas kohe, Mbretëreshën thuhet se nuk e zë gjumi, dhe vendos që të ecë në mbrëmje.

Gjatë pagjumësisë, 90 vjeçarja vë pallton e saj dhe ec rreth pallatit mbretëror, ka treguar një ish roje për The Times.
Në një mbrëmje të vonshme, ai ka thënë se ishte duke patrulluar brenda mureve të Pallatit, kur e ka parë dikën që sillej në errësirë, rreth orës 3 të natës.

Duke menduar se ka zënë ndonjë njeri potencialisht të rrezikshëm, ai ka bërtit: “Kush është aty?”
Doli sa ai person ishte vetë Mbretëresha.
“Për atë zot, madhëria juaj, unë gati ju qëllova”, është raportuar të ketë thënë ai.

Ndërsa më vonë e ka kuptuar se ndoshta ky nuk është toni i cili mund të përdoret kur i adresoheni Mbretëreshës së Anglisë, ka thënë roja.

Ndërsa raportohet se Mbretëresha ka marrë përgjegjësi për vënien e rojës në një pozicion të tillë.
“Është gjithçka në rregull”, ka thënë Mbretëresha, “Herën tjetër do t’ju tregoj para se të dalë, kështu që nuk do të ju duhet të më qëlloni mua”.

Ndërsa mësohet se edhe në vitin 2013, Princi Andrew gjithashtu gabimisht ishte i dyshuar, madje ishte konfrontuar me policë të armatosur, derisa ishte duke shëtitur në kopshte.
Por e gjithë kjo nuk është pa ndonjë arsye, pasi viteve të fundit, Pallati Mbretëror ka qenë cak i disa sulmeve reale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...