Aventurieri britanik alarmon për ndryshimet klimatike

3 Janar 2017 - 14:50      

Aventurieri britanik i cili ka shëtitur Polin Verior me jahtin e tij ka alarmuar se shkrirja e akujve ka arritur në nivelin e rrezikshmërisë.

Sipas lajmit në BBC, Hempleman-Adams, 60-vjeçari i cili ka përfunduar udhëtimin e tij prej 25 mijë kilometrash në rutën Siberi, Alaskë dhe Grenlandë, ka theksuar se shkrirja e akujve është në nivel të frikshëm.

Ai është nisur nga qyteti anglez i Bristolit, ndërkohë që ka theksuar se udhëtimin i cili duhej të zgjaste tri vite në kushte normale, e ka përfunduar në vetëm katër muaj e një ditë për shkak të mungesës së akujve.

Duke theksuar se shkrirja e akujve dhe rritja e nivelit të detit ka shkaktuar ndryshime klimatike në përmasa globale, Hempleman-Adams ka bërë apel deri te politikbërësit që të ndërmarrin masa urgjente.

Siç ka theksuar, ai ka parë një shtresë akulli në pjesë veriore të Siberisë, ndërsa në 2.900 kilometrat e ardhshme nuk është ballafaquar me asnjë pengesë prej akulli. “Të gjithë po sillemi si një tufë strucësh. Ajo që po bëjmë është se problemin që kemi po ia kalojmë gjeneratave të ardhshme ta zgjidhin”, është shprehur ai.

Ai ka ndërlidhur zhdukjen e akujve me zvogëlimin e pyjeve të shirave në Brazil, duke thënë se kjo përbën një efekt global. “Kjo gjendje në fakt është lajmëruesi për katastrofën”, ka vazhduar Hempleman-Adams.

Sipas tij, katastrofa në Polin Verior ka hapur rrugën për ngrohjen globale, ndërsa kjo gjendje, siç është shprehur ai, medoemos do të na prek edhe ne.

Hempleman-Adams njihet si personi i parë që ka arritur në pikat gjeografike dhe magnetike të Polit Verior dhe ati Jugor. Aventurieri britanik bën pjesë në mesin e alpinistëve që është ngjitur në shtatë maja në shtatë kontinente. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...