Indoneziani që nisi vitin 147 të jetës [foto]

2 Janar 2017 - 20:23      

Indoneziani Mbah Gotho, në letërnjoftimin e të cilit shkruan të jetë lindur në vitin 1870, më 31 dhjetor të muajit që shkoi, e ka kremtuar 146 vjetorin e lindjes në një fshat të vogël në krahinën Java dhe ai ka porositur se çelësi i jetëgjatësisë është durimi, transmeton Koha.net.

Ofiqarët e Javas kanë konfirmuar se shënimet për lindjen e tij janë të sakta.

Deri më tash titullin e personit më të vjetër në botë e ka pasur francezja Jeanne Calmais, e cila vdiq në moshën 122 vjeçe.

Gotho, i cili ditëlindjen e kremtoi me nipin Surjanto dhe bashkëshorten Suvarni, jetoi më gjatë se të gjithë, dhjetë vëllezër e motra e tij dhe katër bashkëshorte.

Festimi modest i ditëlindjes së tij u mbajt në shtëpinë e tij në vendin Sragen.

Mbah Gotho qeshte derisa ia këndonin këngën e festës, e siç shkruan The Indipendent, ia doli që me një frymë t’i fiket tre qirinjtë që mbanin numrat 1,4 dhe 6 sipër tortës së ditëlindjes.

Kur më herët e kishin pyetur se cila ishte receta e jetëgjatësisë së tij, Gotho ishet përgjigjur: "Receta e vetme është durimi”.

Gazetarëve u kishte thënë se për vdekje ishte përgatitur që nga viti 1992 kur kishte thënë që t’i gdhendej guri i varrit, por edhe 24 vjet pas kësaj ai është gjallë.

Për rrjetin rajonal televiziv në vitin 2016 ai kishte thënë se, “në të vërtetë tani kam dëshirë të vdes”.

Deri pak kohë më parë Gotho vetë mund ta mbante higjienën e vet anëtarë e familjes tani i ndihmojnë për t’u ushqyer sepse është gjithnjë e më i pafuqishëm.

Nipat e tij thonë se kohën më të madhe Gotho e kalon duke dëgjuar radio pasi shikimin e ka të dobësuar për të shikuar programe televizive.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...