Vendet që hynë së pari në Vitin e Ri

31 Dhjetor 2016 - 10:16      

Vendet e para në botë që futen në vitin 2017, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoa dhe pas tyre po bëhen gati të festojnë Zelanda e Re dhe Australia e më pas Japonia.

Ndër vendet e fundit që festojnë janë ishujt Hauai. Në Zelandën e Re fishekzjarret pritet të hidhen pas rreth 3 orësh, ndërsa në Australi ku festohet 4 orë më vonë, autoritetet po bëhen gati ta presin natën e ndërrimit të viteve nën masa tepër të larta sigurie.

Në Sidnej, më se 2 mijë policë po patrullojnë zonën bregdetare pas një serie kontrollesh anti-terror.

Një 40-vjeçar u arrestua më herët në aeroportin e Sidnejit për shkak se kishte kërcënuar online për sulme gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Më se 1 milion e gjysmë persona pritet të mblidhen për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonë fishekzjarreve sot në kryeqytetin australian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...