30 Dhjetor 2016 - 11:29
Kieran Kelly ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy personave, por ai dyshohet se ka vrarë 29 persona tjerë gjatë tre dekadave, ka pohuar një ish-detektiv, raporton Daily Mail.
Pijaneci i pastrehë pasi u shpërngul nga Dublini në Londër, besohet se ka ndjekur viktimat e tij në metronë e Londrës dhe i ka shtyrë ata në shina të trenit.
Disa prej tyre ai dyshohet se i ka vrarë me xhamin e shisheve të rakisë dhe i ka lënë ata në gjak deri në vdekje, transmeton Koha.net.
Këto pohime janë rezultat i një hulumtimi të gjatë të kryer nga Geoff Platt, ish-detektiv që ndihmoi policinë në gjetjen e Kellyt gjatë vitit 1984.
Platt ka publikuar një seri librash për vrasësin, përfshirë librin “London Underground Serial Killer: The Life of Kieran Kelly”, që ofron detaje të jetës së Kellyt dhe krimet e dyshuara.
Në vitin 1983 ai kishte pranuar vrasjen e një personi, të cilin ai e kishte vrarë për të zgjedhur problemet e tij.
Gjatë një intervistimi nga policia, Kelly kishte pranuar të ketë vrarë së paku 15 persona për 30 vjet.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...