Kidnapuesit e qenit kërcënojnë me varje nëse pronari nuk paguan 15 mijë euro [foto]

28 Dhjetor 2016 - 13:07      

Një familje, të cilës ia kanë kidnapuar qenin nga shtëpia, në fillim të këtij muaji mori një telefonatë me kërcënim se do ta varin qenin nëse nuk paguajnë 15 mijë euro.

Qeni i Joy Brochertit, Finni, është kidnapuar nga shtëpia e tij në Ballybay, Irlandë, më 7 dhjetor, transmeton Koha.net. Por ajo ofron shpërblim 5000 euro nëse dikush e gjen Finnin dhe e kthen.

“Një njeri ka thirrur në kohën e drekës dhe kërkoi 15 mijë euro deri në fund të ditës ose përndryshe ai do ta var Finnin në pemën më të afërt”, ka thënë Joy për “Irish Mirror”.

“Ai dukej shumë histerik dhe nuk munda të diskutoj me të aspak, ai kërkonte para menjëherë, dhe tani unë jam në një gjendje të tmerrshme dhe nuk e di nëse kjo ishte një kërkesë e vërtetë apo ndonjë shaka e pacipë e dikujt”, shtoi ajo. “Kam ofruar edhe një shpërblim për Finnin deri në 5000 euro nëse e kthen ndokush për Krishtlindje”.

“Kam provuar që t’ia shpjegoj këtij personi por ai vetëm kërkonte trefishin e shpërblimit që e ofrova unë dhe nuk deshi të më dëgjojë fare”, përfundoi ajo.

Joy ka krijuar një faqe në Facebook, Bring Finn Home, duke bërë thirrje për informacionet që do të çojnë në kthimin e sigurt të Finnit në shtëpi.

Pas kësaj telefonate, Joy ka bërë një postim duke shpjeguar se nuk ka para të mjaftueshme për të paguar më shumë se sa është shpërblimi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...