28 Dhjetor 2016 - 09:40
Garat e kuajve janë të veçanta, pasi pjesa më e madhe e njerëzve në Japoni vendosin baste në to. Në vitin 2015, është publikuar raporti, i cili ka zbuluar se bastet e vëna në garat e kuajve kanë arritur shumën prej 20 miliardë eurosh, transmeton Koha Ditore.
Këtë vit për herë të parë, japonezët janë lejuar të vënë baste edhe në garat e huaja të kuajve, mundësi që natyrisht nuk e kanë lëshuar për asnjë moment.
Për garën e muajit tetor të njohur si "Prix de l'Arc de Triomphe" më shumë se gjysma e vlerës së basteve është vendosur në Japoni, shumë herë më shumë se sa në Francë, ku është organizuar gara më e shtrenjtë e Evropës.
Naohiro Goda, analist i garave të kuajve në Japoni, ka insistuar se bastvënia ka ndihmuar në shpërthimin e sportit në shtetin e tij.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...