Gatopardët, të rrezikuar nga zhdukja

27 Dhjetor 2016 - 11:29      

Sipas një studimi, gjitarët më të shpejtë në botë, gatopardët, janë drejt zhdukjes dhe numri i tyre po shkon gjithnjë e më shumë në rënie.

Raporti vlerëson se ka vetëm 7,100 nga gjitarët më të shpejtë në botë që kanë mbetur në jetë.

Gatopardët janë në rrezik për shkak se ata shkojnë përtej zonave të mbrojtura dhe gjithnjë e më tepër janë në konflikt me njerëzit.

Autorët e raportit po bëjnë thirrje për një ri-kategorizimin urgjent të llojeve të cilat janë më të rrezikuara nga zhdukja.

Sipas studimit, më shumë se gjysma e gatopardëve që kanë mbijetuar në botë jetojnë nëpër gjashtë vende të Afrikës Jugore.

Në Zimbabve numri i gatopardëve ka rënë nga 1.200, që ishte 16 vite më parë, në 170 tani.

Për arsye se gatopardi është një nga mishngrënësit më të mëdhenj, ai endet nëpër tokat jashtë zonave të mbrojtura dhe 77% e vendbanimeve të tyre tani janë jashtë këtyre parqeve dhe rezervateve.

Si rezultat, kjo kafshë lufton për shkak se këto toka janë gjithnjë e më shumë duke u përdorur nga fermerët dhe gatopardët janë bërë pre e gjuetisë nga fermerët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...