Rreth 54 mijë banorë të Augsburgut evakuohen për shkak të bombës 1.8 tonësh

24 Dhjetor 2016 - 11:12      

Autoritetet e Gjermanisë jugore, saktësisht në Augsburg, po planifikojnë evakuimin më të madh ndonjëherë ditën e Krishtlindjeve, për shkak të një bombe të pashpërthyer që ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

“BBC” shkruan se rreth 54 mijë njerëz që jetojnë në qytetin bavarez do të evakuohen , duke shënuar kështu edhe evakuimin më të madh në Gjermani pas përfundimit të luftës.

Pasi u gjet një bombë britanike me peshë 1.8 ton, autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që sot në orën 10 të mëngjesit, të largohen nga shtëpitë e tyre

Ata do të duhet të presin 5 orë, derisa të çaktivizohet bomba, por mund të ndodhë që të mos kthehen në shtëpitë e tyre deri nesër.

Sipas medieve gjermane, evakuimi i shty për sot në mëngjes sepse gjatë Krishtlindjeve ka më pak trafik dhe më pak njerëz në punë.

Një evakuim i ngjashëm u bë edhe në Koblenz në vitin 2011, ku u gjetën bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...